Bota

E vrau i dashuri i nënës, 3-vjeçarja gjendet e ngrirë në frigorifer, babai hedh xhupin mbi arkivol: Tani nuk do të kesh më ftohtë

 Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në Turqi pasi një vajzë 3-vjeçare është vrarë nga i dashuri i mamasë së saj. Vajza e mitur dhe motra e saj një vjeçe e gjysmë kishin humbur dhe nëna kishte dalur në një studio televizive duke kërkuar gjetjen e vajzave të saj. Por vajza e vogël u gjet e gjallë dhe mbahej nga shoku i të dashurit të nënës, kurse vajza e madhe u gjet e vdekur dhe trupi i ishte futur në pjesën e ngrirjes së një frigoriferi.

28 Shtator 2022, 18:41 Nga s.s
E vrau i dashuri i nënës, 3-vjeçarja gjendet e ngrirë
Babai i 3-vjeçares

TURQI- Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në Turqi pasi një vajzë 3-vjeçare është vrarë nga i dashuri i mamasë së saj.

Vogëlushja e cila i kishte prindërit e ndarë, jetonte me nënën e saj kur kjo e fundit u njoh me një burrë tjetër duke filluar të jetonin bashkë. Buk dihen ende arsyet por, vajza e mitur dhe motra e saj një vjeçe e gjysmë kishin humbur dhe nëna kishte dalur në një studio televizive duke kërkuar gjetjen e vajzave të saj.

Pas shumë kërkimeve nga policia, vajza e vogël u gjet e gjallë dhe mbahej nga shoku i të dashurit të nënës, kurse vajza e madhe u gjet e vdekur dhe trupi i ishte futur në pjesën e ngrirjes së një frigoriferi.

Policia arrestoi dy burra që dyshohet se kishin lidhje me nënën e vajzës. Ata morën dy vajzat peng për të detyruar nënën të prostituonte. Ekspertiza zbuloi se vogëlushja ishte vrarë duke u goditur në trup pa mëshirë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme u bë varrimi i vajzës së quajtur Lina. Gjatë ceremonisë në Gaziantep, babai i saj nuk mundi t’i mbajë lotët dhe një moment i hodhi xhupin mbi arkivol duke thënë se kështu vajza e tij nuk do të kishte ftohtë.

"Tani nuk do të kesh më ftohtë", ka thënë babai i 3-vjeçares.

turqi vrasje

Sondazh

Poll