Aktualitet

Vrasja e 44-vjeçarit në Pukë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRI)

Përgjini akuzohet se ka qëlluar me plumb në bark Kolën, gjë që i shkaktoi më pas vdekjen.

28 Shtator 2022, 08:26 Nga A.B
Vrasja e 44-vjeçarit në Pukë, identifikohet dhe shpallet
Policia

PUKË- Martin Përgjini është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se është personi që vrau një ditë më parë  autori i vrasjes së ndodhur një natë më parë në fshatin Qafë Çelë të Pukës. Ende nuk janë zbardhur më shumë detaje në lidhje me sherrin e nisur mes dy personave, gjë që përfundoi me vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola. Përgjini akuzohet se ka qëlluar me plumb në bark Kolën, gjë që i shkaktoi më pas vdekjen.

44-vjeçari u pikas i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona dhe në orën 18:00 u dërgua në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Kola u nis me urgjencë ë Spitalin Rajonal Shkodër. Aty, 44-vjeçari iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht ndërroi jetë pasi nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra.

Pritet që marrja në pyetje e dëshmitarëve apo pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja të zbardhë më shumë detaje në lidhje me krimin. 

vritet pjetër kola martin pergjini

Sondazh

Poll