Aktualitet

EMRI/ Shkrumbohet barakja në Sarandë, 57-vjeçari merr djegie të shkallës së tretë, niset drejt Traumës

Ilirjan Xhani është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, për shkak të djegies që ka marrë në trup.

27 Shtator 2022, 22:56 Nga I.A
EMRI/ Shkrumbohet barakja në Sarandë, 57-vjeçari merr djegie
Foto ilustruese

SARANDË- Një barakë është djegur mbrëmjen e sotme në fshatin Çukë të bashkisë Sarandë. Mësohet se në barakë ndodhej një 57-vjeçar, që mendohet se mund të ketë qenë roje i ndonjë objekti aty afër, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin.

Ilirjan Xhani është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, për shkak të djegieve, por fatmirësisht është ndihmuar nga djali i tij, duke e transportuar të atin në spitalin e Sarandës. Por stafi atje nuk e ka mbajtur duke e dërguar te Trauma.

Sipas bluzave të bardha gjendja e 57-vjeçarit është e rëndë.

Nga ana tjetër, zjarrfikësja dhe Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja si dhe grupi hetimor për të zbardhur shkakun e zjarrit.

ilirjan xhani zjarr ne sarande

Sondazh

Poll