Politike

'Lidhje me Gentian Sharrën'/ Berisha sulmon Taulant Ballën: Ka 54 udhëtime me trafikantin

Sali Berisha tha se Taulant Balla është i lidhur me krimin dhe ka udhëtime me kriminelë, ndërsa shtoi se më të afërt ka Gentian Sharrën. 

27 Shtator 2022, 18:45 Nga k.m.
'Lidhje me Gentian Sharrën'/ Berisha sulmon Taulant Ballën:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk i ka kursyer as kësaj herë kundërshtarët e tij politikë. Në fjalën e tij, gjatë një takimi me demokratët e Gramshit, Berisha tha se Taulant Balla është i lidhur me krimin dhe ka udhëtime me kriminelë, ndërsa shtoi se më të afërt ka Gentian Sharrën. 

"Spiropali është papagall që lexon çfarë i çon Edi Rama me mesazhe. Po unë nuk merrem me... Detyrohem të merrem me vjedhjet që bën vjehrri i saj. Ato do dënohen. Dhe unë qëndroj në parlament vetëm për atë. Grupi që është aty është thellësisht delinkuent. Gentian Sharra është lule krahasuar me Taulant Sharrën. Një njeri që bën me trafikantin 54 udhëtime duke e peshuar ai me paratë e drogës...E ai drejton grupin parlamentar. Për të mos thënë që kreu është i lidhur me organizatën më të frikshme në Meksikë,"-tha Sali Berisha.

Gentian Sharra ka qënë i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”. Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit, i cili ka treguar se Sharra lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas. Si pasojë ka përfunduar në pranga dhe po hetohet lidhur me pretendimet e Dumanit. 

berisha ne gramsh sali berisha gentian shara taulant balla

Sondazh

Poll