Bota

Putin: Rusia shënon rekord në prodhimin e grurit këtë vit! Perëndimi nuk po vuan nga kriza ushqimore për fajin tonë

Sipas tij, sanksionet kundër Rusisë kërcënojnë të përkeqësojnë më tej situatën, duke çuar në një krizë globale ushqimore drejt së cilës bota po lëviz prej disa vitesh.

27 Shtator 2022, 15:39 Nga e.k
Putin: Rusia shënon rekord në prodhimin e grurit këtë vit!
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi sot se korrja e grurit në Rusi do të arrijë një nivel rekord dhe vlerësoi se sanksionet për eksportin e drithit dhe plehrave ruse mund të çojnë në një krizë globale ushqimore, për të cilën, sipas tij, fajin e ka Perëndimi.

“Ne vazhdojmë të përballemi me vështirësi në eksportin e drithërave dhe plehrave, gjë që është për të ardhur keq si për ne ashtu edhe për tregun global të ushqimit”, tha Putin në një takim mbi punën sezonale bujqësore, transmeton Tass.

Sipas tij, sanksionet kundër Rusisë kërcënojnë të përkeqësojnë më tej situatën, duke çuar në një krizë globale ushqimore drejt së cilës bota po lëviz prej disa vitesh.

“Kjo nuk ka të bëjë me operacionin special ushtarak të Rusisë në Donbass. Është rezultat i politikave financiare dhe ushqimore të miratuara nga disa vende udhëheqëse. I ashtuquajturi Perëndim është sigurisht tërësisht fajtor për këtë”, shtoi Putin.

Presidenti rus deklaroi gjithashtu se korrja e grurit në vend mund të arrijë një rekord prej 150 milionë tonë këtë vit, duke përfshirë 100 milionë tonë grurë.

“Sipas ekspertëve, korrja e grurit mund të arrijë në 150 milionë tonë. Ne thamë fillimisht 140 milionë tonë, më vonë 145, pastaj 147, dhe tani vlerësimi paraprak është 150 milionë tonë dhe rreth 100 milionë tonë grurë, që do të jetë një rezultat rekord”, theksoi Putin.

vladimir putin

Sondazh

Poll