Bota

"Nuk ka asgjë të veçantë në të", Hill flet pasi shikoi marrëveshjen Rusi-Serbi: Ishim të shqetësuar

Hill sqaroi se kërkoi me ngulm që të shikonte marrëveshjen pasi dhe OKB ishte e shqetësuar në lidhje me këtë. Ambasadori tha se një marrëveshje mes vendeve do ishte dicka shqetësuese në një kohë që Rusia vazhdon të intensifikojë luftimet në lindje të Ukrainës.

27 Shtator 2022, 15:16 Nga e.k
"Nuk ka asgjë të veçantë në të",  Hill
Christopher Hill

SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill u shpreh se e ka shikuar marrëveshjen e firmosur mes Rusisë dhe Serbisë dhe se nuk ka asgjë për tu shqetësuar në lidhje me këtë.

Hill sqaroi se kërkoi me ngulm që të shikonte marrëveshjen pasi dhe OKB ishte e shqetësuar në lidhje me këtë. Ambasadori tha se një marrëveshje mes vendeve do ishte dicka shqetësuese në një kohë që Rusia vazhdon të intensifikojë luftimet në lindje të Ukrainës.

"E pashë planin, nuk ka shumë në të. Pyetja është pse Rusia e donte atë dhe padyshim Rusia donte planin për të justifikuar luftën e saj në Ukrainë. Sjellja e Rusisë u dënua nga të gjithë në SHBA, në Indi, madje edhe Kina i kritikoi, askush nuk i mbështet në këtë përpjekje. Pyetja është, pse do të merrnin vërtetim nga dikush për atë që i bënë fqinjit të tyre", tha Hill.

Në pyetjen se pse kërkuan shpjegim për nënshkrimin e protokollit dhe nëse ishte një shembull i një fushate të koordinuar presioni ndaj Serbisë nga Perëndimi, Hill tha se Serbia nuk është nën sulm, por se Rusia po sulmon Ukrainën dhe se ata kërkonin shpjegim sepse ishte e çuditshme që në fund të javës Serbia nënshkroi një marrëveshje me Rusinë në OKB.

I pyetur për të shpjeguar qëndrimin se askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë tani, Hill tha se njerëzit duhet të kuptojnë se nuk bëhet fjalë për Serbinë, por për Rusinë dhe sjelljen e Rusisë, e cila po kryen krime lufte në Ukrainë dhe ka shkuar përtej kufijve e asaj që është e pranueshme për këdo.

"Pyetja është pse të nënshkruajë diçka me ta tani, Rusia duhet të fokusohet në daljen nga Ukraina dhe të kërkojë falje nga ne të tjerët", tha Hil.

I pyetur nëse ka hapësirë ​​që vendi të qëndrojë neutral dhe nëse Serbia ka të drejtë të zhvillojë politikën e saj të jashtme, Hill theksoi se Serbia ka të drejtë të zhvillojë politikën e saj të jashtme, por që SHBA-të kanë të drejtë të deklarojnë qartë çfarë mendon për vendime të caktuara dhe se në këtë rast Rusia po sillet në mënyrë të tmerrshme.

marreveshja serbi-rusi christopher hill

Sondazh

Poll