Aktualitet

Përdhunimi i të miturës në Rrëshen, lirohet nga qelia 1 nga të akuzuarit, prokuroria kërkoi mbi 40 vite burg

Tashmë pas hekurave për të njëjtën vepër penale janë tre persona të tjerë, Ermal Trazhi, Nikë Lleshi dhe Albert Molla. 

27 Shtator 2022, 09:07 Nga F.M
Përdhunimi i të miturës në Rrëshen, lirohet nga qelia 1
Përdhunuesit e 15-vjeçares

LEZHË- Ardjan Gjinkolaj, 18 vjeç është liruar nga burgu kur ka kaluar një vit e gjashtë muaj nga arrestimi i tij për përdhunimin e një 15-vjeçareje, ngjarje që tronditi Rrëshenin. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Lezhës, e cila ka vendosur ta lërë Gjinkolajn në masën e sigurisë 'arres shtëpie', në një kohë që Gjinkolaj dhe tre të arrestuarit e tjerë ishin në pritje të dënimit. Tashmë pas hekurave për të njëjtën vepër penale janë tre persona të tjerë, Ermal Trazhi, Nikë Lleshi dhe Albert Molla. 

Ndaj të akuzuarve është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë si dhe ka kërkuar 46.8 vite burg për katër të arrestuarit. Nuk dihet ende se kur do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për vijimin e çështjes.

Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, e cila do të vendosë për fatin e të mbeturve pas hekurave. Prej muajsh seancat zvarriten për shkaqe të ndryshme.

Si u zbulua abuzimi?

Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars të vitit 2021, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nikë Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup.

Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë. Të arrestuarit pretendojnë se e gjithë ngjarja është inskenuar nga vajza. Rasti i përdhunimit të të miturës solli një valë protestash në vend.  

perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe

Sondazh

Poll