Aktualitet

Kryetarët flasin pak! Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, por jo vetëm; kush janë deputetët më “dembelë” në Kosovë

Ata ia kanë arritur me sukses të jenë në fund të listës, sa i përket pjesëmarrjes në 45 seancat e Kuvendit.

26 Shtator 2022, 21:37 Nga I.A
Kryetarët flasin pak! Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, por jo vetëm;
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Republikës së Kosovës përfundoi më 4 gusht sesionin pranveror të tij. Përgjatë këtij sesioni, deputetët u ftuan në Kuvend 45 herë, në seanca plenare e të jashtëzakonshme. Por, disa prej tyre ishin pakëz më të përtueshëm për të marrë pjesë në seanca. Indeksonline shkruan se gjatë sesionit të kaluar të Kuvendit, pesë deputetë ishin më 'dembela' se të tjerët.

Ata ia kanë arritur me sukses të jenë në fund të listës, sa i përket pjesëmarrjes në 45 seancat e Kuvendit. Në fund fare është deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati. Nga 45 seanca, në vetëm pesë prej tyre Kastrati gjeti rrugën për në Kuvend. Dy herë më shumë mori pjesë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman. Gjithsej 7 seanca!

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nderoi kolegët e tij deputetë me 12 pjesëmarrje. Homologu i tij nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku mori pjesë në 17 seanca të Kuvendit. Ndërkaq, Behgjet Pacolli e plotëson “pesëshen” e numrit me më pak pjesëmarrje, me 20 të tilla.

kuvendi i kosoves vasfije krasniqi-goodman ardian kastrati memli krasniqi lumir abdixhiku

Sondazh

Poll