Aktualitet

Ali Pasha kursimtar, e ndërtoi keq kalanë para 200 vitesh. Ia rregullon 'Salillari' me 4.5 mln €

Sipas tenderit të kryer nga FSHZH, kalaja u ndërtua keq 200 vjet më parë sepse për ngritjen e godinës u përdor gëlqere që nuk kishte cilësi të lartë as për kohën kur u ngrit, jo më tani.

26 Shtator 2022, 19:18 Nga k.m.
Ali Pasha kursimtar, e ndërtoi keq kalanë para 200 vitesh. Ia
Foto ilustruese

TIRANË- Ali Pashë Tepelena paska qenë kursimtar dhe nuk e ka ndërtuar siç duket kalanë. Ndaj Fondi Shqiptar i Zhvillimit do ti japë 4.5 milionë euro kompanisë së Pëllumb Salillarit. Sipas tenderit të kryer nga FSHZH, kalaja u ndërtua keq 200 vjet më parë sepse për ngritjen e godinës u përdor gëlqere që nuk kishte cilësi të lartë as për kohën kur u ngrit, jo më krahasuar me materialin e tanishëm.

Kështu që Salillari do të marrë në dorë projektin dhe rrjedhimisht edhe paratë për të 'futur duart' në një objekt me rëndësi të madhe kulturore për vendin. Pasi ka zbuluar gabimet e rënda të Ali Pashë Tepelenës, institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli, ka vendosur që, 200 vjet pas ndërtimit të kalasë, t’i japë Salillarit rreth 5 miliardë lekë të vjetra për rijetëzimin e saj.

"Gjendja e monumentit nuk është e mirë, pasi materiali lidhës i gurëve, llaçi i gëlqeres nuk ka qenë i cilësisë së lartë në kohën e ndërtimit. Një nga arsyet e kësaj dobësie është dhe puna e nxituar që shoqëroi ndërtimin e këtyre fortesave. Kjo dukuri vihet re më qartë në ndërtimet e brendshme ku muratura e tyre është shkërmoqur dhe është në degradim të vazhdueshëm,"-thuhet në dokumentat e tenderit.

Ali Pasha kursimtar, e ndërtoi keq kalanë para 200 vitesh. Ia

Pasi iu zbuluan tre kate pa leje, 1200 metër katror në një godinë në Farkë, firma e Salillarit vazhdon projektet si normalisht edhe pse po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për shkeljen e tij. "Biznesmeni i preferuar" i kryeministrit Edi Rama, pak ditë më parë fitoi një tjetër tender, për thellimin e basenit të Triportit, në Vlorë, ku do të ankorohen anijet nga Bangladeshi, të cilat do të prodhojnë energji elektrike. 2.2 milionë euro është fatura që qeveria shqiptare do ti paguajë kompanisë Salillari, ndërsa tenderi konstatohet pa garë. Madje dhe Open Data e ka renditur me flamur të kuq. Por mesa duket nuk e ka parë askush. 

kalaja e ali pashe tepelenes ali pashe tepelena

Sondazh

Poll