26 Shtator 2022, 16:46
Nga e.k
Ambasadorja Yuri Kim dhe Belinda Balluku
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, zhvilluan këtë të hënë një inspektim në termocentralet lundruese për prodhimin e energjisë të vendosura në Vlorë.
Në fjalën e saj përpara kamerave ambasadorja amerikane theksoi se anijet nuk duken të bukura estetikisht, por janë funksionale dhe do të sigurojnë energji elektrike për rreth 150 deri në 200 mijë banesa në vit.
“I thashë ministres se nuk duken të bukur por rëndësi ka që funksionojnë. Po ju tregoj dhe statistikat, vitin e kaluar konsumi i Shqipërisë ka qenë 8.4 dhe nëse funksionon siç duhet këto termocentrale do të prodhojnë 114 megavat, kjo të paktën mund të përmbush 12-15% nevojat totale për energji elektrike të vendit. Në terma mesatar do të thotë 150 deri 200 mijë shtëpi që do të sigurojnë energji elektrike nga këto anije”, tha Kim.
Nga ana tjetër ministrja Ballaku shkruan se Shqipëria po punon intensivisht për të rritur kapacitetet prodhuese të energjisë për përballimin e krizës energjitike me të cilën po haset vendi.
“Nga të gjitha të dhënat që kemi për rajonin tonë, bursa hungareze, megavat ora për vitin 2023 mesatarisht do kushtojë 529 euro. Ndërkohë që kosto e megavt orën nga kjo njësi në varësi të kostos së naftës do kushtojë nga 170 deri në 200 euro. Më pak se gjysma e megavt orës që do tregtohet në bursë. Nuk ka të bëjë thjesht me sigurinë energjetike, përveç faktit që do prodhojmë 15% të nevojës vendase, do kurojmë më shumë se gjysmën e parave, gati 60% në krahasim me çfarë do të importonim këtë 15% të energjisë që na mungon. Mund tu jepen edhe vendeve të tjera me qira”, tha Balluku.
yuri kim belinda balluku
Politike
26 Shtator 2022, 14:59
e.k
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann
DURRËS- Ambasadorja e Basshkimit Europian në Tiranë Christiane...
Politike
26 Shtator 2022, 14:43
e.k
Kryesia e Partisë Demokratike
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar ngritjen e një grupi auditi për financimet ruse n&...
Politike
26 Shtator 2022, 13:50
A.B
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për 'Washington Post' për sulmet kibernetike. Rama tha se v...
Politike
26 Shtator 2022, 13:26
A.B
Mbledhja e PD
TIRANË- Ditën e sotme ka nisur mbledhja e Kryesisë dhe Sekretariateve të Partisë Demokratike. Në takim, kryetar...
Politike
26 Shtator 2022, 12:19
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar mbylljen e kolegjit "Mehmet Akif" dhe të kopshtit në Shqipëri, vendim i ...
Politike
26 Shtator 2022, 11:46
a.b;f.m
Selia
TIRANË- Nesër mblidhet kryesia e Partisë Socialiste. Në orën 18:00, kryeministri Edi Rama do mbledhë kryesinë n&eu...
Politike
26 Shtator 2022, 10:44
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndërkohë që nxënësit e kolegjit turk 'Memet Akif' po protestojnë kund...
Politike
26 Shtator 2022, 07:22
A.B
Edi Rama
SERBI- Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një televizioni të Serbisë, ai i B92, ku një aktor vendas ka imit...
Politike
25 Shtator 2022, 20:32
I.A
Familja Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar foton nga dasma e djalit të tij Shkëlzen Berisha me modelen Armina Mevl...
Politike
25 Shtator 2022, 20:12
I.A
Familja Berisha
TIRANË- Siç e do zakoni kryedemokrati Sali Berisha ka hapur dasmën e djalit të tij Shkëlzen me moderetoren ...