Politike

Berisha në Këshillin Kombëtar të PD: Rama me Ballkanin e Hapur mbron boshtin Beograd-Moskë, është vasal i Putin-it

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Berisha u shpreh se Rama me nismën Ballkani i Hapur po mbron aksin Beograd-Moskë duke sulmuar Kosovën.

26 Shtator 2022, 17:33 Nga e.k
Berisha në Këshillin Kombëtar të PD:  Rama me Ballkanin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot ndaj kryeministrit Edi Rama teksa e ka akuzuar si vasal të Putin-it në rajon. 

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Berisha u shpreh se Rama me nismën Ballkani i Hapur po mbron aksin Beograd-Moskë duke sulmuar Kosovën.

Sali Berisha: Të dashur anëtar dhe anëtare të Këshillit Kombëtar. Kjo mbledhje bëhet në një moment jashtë zakonisht kritik për vendin, shoqërinë dhe kombin shqiptar. Siç ndiqni situatën, Edi Rama, çdo javë, muaj, zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj presidentit serbomadh Aleksandër Vuçiç dhe Beogradit. Në rast se ju merrni diskurin e tij të muajit të fundit, në këtë diskur njeriu më të mbrojtur, më të cituar në rajon, Europë, Botë në fjalimet e Ramës do të gjeni Vuçiçin. Ky vasal i tij kalon nga samiti në samit, nga takimi në takim, duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Vuçiçit me Rusinë dhe kundër sanksioneve të BE-së, duke i paraqitur kërkesën për zbatimin e sanksioneve nga Vuçiçi si një kërkesë të rrezikshme për paqen e rajonin. E vërteta është se prapa mbrojtjes që i bën Rama aksit Moskë-Beograd, qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës. Qëndron shkelmimi që ai u bën interesave kombëtare të shqiptarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll