Politike

FOTO- Nis mbledhja e Kryesisë dhe Sekretariateve në PD

Vendimet e Kryesisë do t’i përcillen Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që do të mblidhet po sot, rreth orës 17:00.

26 Shtator 2022, 13:26 Nga A.B
FOTO- Nis mbledhja e Kryesisë dhe Sekretariateve në PD
Mbledhja e PD

TIRANË- Ditën e sotme ka nisur mbledhja e Kryesisë dhe Sekretariateve të Partisë Demokratike. Në takim, kryetari i partisë, Sali Berisha do të diskutojë dhe miratojë Kodin Elektoral, me të cilën kjo parti do të udhëhiqet në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Pjesë e diskutimeve do të jetë dhe përcaktimi i rregullave të primareve që do të mbahen për të zgjedhur kandidatët për kryetar të bashkive. Vendimet e Kryesisë do t’i përcillen Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që do të mblidhet po sot, rreth orës 17:00.

Pritet që në këto mbledhje të ketë diskutime edhe rreth situatës politike dhe vendimmarrjes mbi aksionin opozitar.

sali berisha kryesia e pd 26 shtator 2022

Sondazh

Poll