Bota

FOTO/ Avioni del nga pista dhe rrëzohet në ulje, shpëtojnë mrekullisht 3 personat në bord

Aksidenti ndodhi në orën 2:50 të mëngjesit të së shtunës, kur një aeroplan Aeropostale, një Boeing 737 i ngarkuar me mallra, ‘humbi kontrollin’ në ulje dhe përfundoi udhëtimin e tij në pellgun Mauguio, që ndodhet në fund të pistës.

26 Shtator 2022, 14:09 Nga e.k
FOTO/ Avioni del nga pista dhe rrëzohet në ulje, shpëtojnë
Avioni përfundon në ujë pasi del nga pista

FRANCË- Një aeroplan mallrash doli nga pista gjatë natës së të shtunës teksa zbriste në aeroportin Montpellier, Francë, pa shkaktuar asnjë lëndim.

“Tre personat në mjet fatmirësisht janë të padëmtuar- shpjeguan shërbimet e sigurisë".

"Ata mundën të nxirren nga avioni dhe të shpëtohen falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të urgjencës”.

FOTO/ Avioni del nga pista dhe rrëzohet në ulje, shpëtojnë
Avioni përfundon në ujë pasi del nga pista

Aksidenti ndodhi në orën 2:50 të mëngjesit të së shtunës, kur një aeroplan Aeropostale, një Boeing 737 i ngarkuar me mallra, ‘humbi kontrollin’ në ulje dhe përfundoi udhëtimin e tij në pellgun Mauguio, që ndodhet në fund të pistës.

Hunda e avionit ra në ujë. Gjashtëdhjetë zjarrfikës nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Herault, përfshirë specialistë të shpëtimit në ujë, u dërguan në vendngjarje.

france avioni del nga pista ne france

Sondazh

Poll