Bota

"Askush s'duhet të nënshkruajë diçka me ta", ambasadori amerikan i kërkon shpjegime Serbisë për marrëveshjen me Rusinë

Hill u shpreh se në këtë moment, askush nuk duhet të ketë asgjë me Rusinë, shumë pak të nënshkruajnë marrëveshje me të.

26 Shtator 2022, 13:42 Nga d.a.

 

 

"Askush s'duhet të nënshkruajë diçka me
Hill

 

SERBI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ambasadorit të tyre në Beograd Christofer Hill, kërkojnë shpjegim nga Serbia se çfarë është nënshkruar me Rusinë në Nju Jork gjatë asamblesë së OKB.

Sipas mediave serbe, Hill u shpreh se në këtë moment, askush nuk duhet të ketë asgjë me Rusinë, shumë pak të nënshkruajnë marrëveshje me të. 

" E vetmja ndihmë duhet të jetë vetëm për ata rekrutë të varfër që po mobilizohen për të shkuar në luftë," tha ambasadori amerikan Christopher Hill në një fjalim para gazetarëve pas forumit rajonal “Qeverisja e mirë dhe politikat kundër korrupsionit në kohë pasigurie gjeopolitike”, të cilin e hapi së bashku me kreun e delegacioni i BE-së në Serbi, Emanuel Gioffre.

Hill tha se gjatë javës së kaluar në Nju Jork janë zhvilluar bisedime të shkëlqyera ndërmjet delegacioneve të SHBA-së dhe Serbisë dhe se në fund të javës dhe pas gjithë atyre bisedimeve kanë marrë vesh për nënshkrimin e protokollit. Ambasadori amerikan shton se nuk e kanë parë protokollin e nënshkruar, pasi nuk është dokument publik.

"Është e vështirë për ne të kuptojmë, por ne duam të dëgjojmë një shpjegim se çfarë është në rrezik," tha Hill.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, Nikola Selakoviç dhe Sergej Lavrov, në ambjentet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, nënshkruan Planin e Nënshkruar të konsultimeve ndërmjet dy ministrive për dy vitet e ardhshme.

Selakoviç tha se është një çështje teknike, e cila është bërë që nga viti 1996 dhe se marrëveshja po sulmohet nga "ata që as nuk e kanë parë". Siç tha ai, ai plan përmban lëvizjet e ardhshme në lidhje me konsultimet e OKB-së për Kosovën, marrëdhëniet bilaterale dhe aktivitetet multilaterale dhe nuk ka asnjë politikë të sigurisë në të.

christopher hill marreveshja serbi-rusi

Sondazh

Poll