Bota

"Nëse duan paqe ky është kushti", Putin mesazh perëndimit në takimin me Lukashenkon

Putin e tha këtë në një takim me homologun e tij bjellorus Aleksandër Lukashenko, duke komentuar fjalët e Lukashenkos se Minsku nuk do të flasë me Perëndimin pa respekt, raporton RIA Novosti.

26 Shtator 2022, 13:32 Nga d.a.
"Nëse duan paqe ky është kushti", Putin mesazh
Liukashenko dhe Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur sot se Perëndimi duhet ta trajtojë Rusinë me respekt dhe deri sa të vijë ai moment ai nuk do të ulet në bisedime.

Putin e tha këtë në një takim me homologun e tij bjellorus Aleksandër Lukashenko, duke komentuar fjalët e Lukashenkos se Minsku nuk do të flasë me Perëndimin pa respekt, raporton RIA Novosti.

"Kushdo që dëshiron të jetojë në paqe me ne dhe të na respektojë, ne jemi të hapur. Por askush nuk do të pësojë poshtërim," tha Lukashenko.

Presidenti i Bjellorusisë ndodhet për një vizitë pune në Rusi ku është pritur në një takim në Soci nga Putin dhe biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe.

vladimir putin aleksandër lukashenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll