Bota

Aksident tragjik në Greqi, dy persona humbin jetën pasi një taksi mori flakë në ecje

Një taksi me tre pasagjerë është përfshirë nga flakët në km  e 82 të autostradës kombëtare. Taksisti u kthye djathtas dhe parkoi në LEA, me qëllim që të zbriste vetë dhe pasagjerët sa më shpejt.

26 Shtator 2022, 12:11 Nga d.a.
Aksident tragjik në Greqi, dy persona humbin jetën pasi një taksi
aksident ne Greqi

GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën e Korintit dhe Athinës, në lartësinë e Korintit të Lashtë në Greqi.

Sipas Protothemës, Një taksi me tre pasagjerë është përfshirë nga flakët në km  e 82 të autostradës kombëtare. Taksisti u kthye djathtas dhe parkoi në LEA, me qëllim që të zbriste vetë dhe pasagjerët sa më shpejt.

Më pas, drejtuesi i një mjeti të dytë që lëvizte në të njëjtin drejtim, ka ulur shpejtësinë, për të parë se çfarë po ndodhte, si pasojë drejtuesi i një mjeti të tretë është përplasur me mjetin e dytë. Drejtuesi i mjetit të tretë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Sipas informacioneve të Zjarrfikëses janë gjetur dy persona të vdekur. Në vendngjarje ndodhen mjetet e zjarrfikësve, policia dhe autoambulanca.

aksident në greqi 2 te vdekur ne greqi

Sondazh

Poll