26 Shtator 2022, 10:27
Nga d.a.
Hruzdzilovich
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur lirimin e korrespondentit të Radios Evropa e Lirë, Aleh Hruzdzilovich, i cili ishte dënuar me 18 muaj burgim nga autoritetet bjelloruse.
Hruzdzilovich u dënua me burgim nën dyshimet se kishte marrë pjesë në protestat anti-qeveritare që po mbulonte si gazetar i akredituar. Hruzdzilovich arriti në Lituani më 21 shtator i shoqëruar nga gruaja e tij, Maryana, pasi u lirua nga një burg në rajoni Mahilju, ku ishte mbajtur që nga muaji maj. Hruzdzilovich që nga vitet ’90 është korrespondent i Radios Evropa e Lirë dhe raportimet e tij janë përqendruar mbi të drejtat e njeriut.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, duke komentuar lirimin e Hruzdzilovichit dhe të burgosurve të tjerë politikë në Bjellorusi, tha se ky vendim i autoriteteve bjelloruse “është hap në drejtimin e duhur”, por duhet bërë më shumë.
“Shumë të burgosur politikë vazhdojnë të jenë pas grilave në Bjellorusi”, tha Price përmes një deklarate më 25 shtator. “Ne bëjmë thirrje për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë të burgosurve politikë”.
Presidenti i REL-it, Jamie Fly, që më herët kishte dënuar burgosjen e Hruzdzilovichit duke e cilësuar si “joligjore”, mirëpriti lirimin e tij. Presidenti i REL-it po ashtu ka theksuar se janë edhe dy bjellorusë që gjenden në burg, një konsulent i REL-it dhe blogeri Ihar Losik, dhe bashkëpunëtori i REL-it, Andrey Kuznechyk, duke kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.
Një gjykatë në Minsk e dënoi Hruzdzilovichin në fillim të marsit, për shkak të pranisë së tij në protestat masive që u organizuan për të kundërshtuar rezultatin zyrtar të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, në të cilat lideri autoritar Alyaksandr Lukashenka, pretendoi fitoren dhe mori mandatin e gjashtë radhazi. Hruzdzilovich u urdhërua që të paguante një gjobë prej 16.600 dollarësh për agjencinë e transportit të qytetit, Mensktrans.
Hruzdzilovich u arrestua në dhjetor pas shtypjes së ashpër të autoriteteve bjelloruse ndaj mediave të pavarura, aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe institucioneve demokratike. Opozita dhe Perëndimi thonë se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale u manipuluan dhe se kandidatja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, ka fituar zgjedhjet./REL/
aleh hruzdzilovich ned price jamie fly
Bota
26 Shtator 2022, 10:10
d.a.
Shinzo Abe
JAPONI- Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, kryeministri indian, Narendra Modi dhe sekretari i jashtëm britanik, James Cle...
Bota
26 Shtator 2022, 10:00
d.a.
Protesta ne Iran
IRAN- Iranianët kanë dalë në rrugë për natën e dhjetë radhazi për të protestuar kund&eum...
Bota
26 Shtator 2022, 09:47
d.a.
Berlusconi
ITALI- Presidenti i Forza Italia, Silvio Berlusconi, kthehet në Senat pasi ish-kryeministri në fakt fitoi në zonën njëd...
Bota
26 Shtator 2022, 09:43
d.a
ITALI- Për Giorgia Melonin ky është një rezultat i bujshëm, por për të sunduar Italinë ajo ka nevojë për mb&...
Bota
26 Shtator 2022, 09:39
d.a.
Conte
ITALI- Katër vjet më parë, ishte radha e Lëvizjes Pesë Yjet të Italisë për të marrë pushtetin, me p...
Bota
26 Shtator 2022, 09:34
d.a.
zgjedhjet ne itali
ITALI- Në provincën e Veronës, një nga zonat më të pasura të Italisë, media lokale raporton se p...
Bota
26 Shtator 2022, 09:29
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Prishtinës ka dhënë detaj në lidhje me një vrasje e cila ka ndodhur ditën e djeshme&nb...
Bota
26 Shtator 2022, 09:35
s.s
Pushtohet nga flakët tregu më i madh i produkteve në botë në Paris
FRANCË- Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur n&eum...
Bota
26 Shtator 2022, 09:23
d.a.
Anoop
INDI- Një fitues i lotarisë indiane ka thënë se është aq i mbingarkuar me kërkesat për ndihmë financiare...
Bota
26 Shtator 2022, 09:19
d.a.
Permbytjet ne Kanada
KANADA- Linjat e energjisë janë rrëzuar dhe shtëpitë janë përmbytur në ujë pasi stuhia Fi...