Bota

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Rusi/ Vriten 13 persona, mes tyre 7 fëmijë, 21 të tjerë plagosen

Guvernatori i rajonit të Udmurtia, Alexander Brechalov, tha në një deklaratë video se sulmuesi ende i paidentifikuar hyri në një shkollë në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit, vrau një roje, anëtarë të stafit dhe disa nga fëmijët. 

26 Shtator 2022, 10:57 Nga d.a.
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Rusi/ Vriten 13
policia ruse

RUSI- Një person i armatosur ka vrarë 13 persona mëngjesin e sotëm në Rusinë Qëndrore. Mes viktimave janë 7 fëmijë ndërsa të plagosur kanë mbetur 21 persona,14 prej të cilëve të mitur/

Sipas mediave, Guvernatori i rajonit të Udmurtia, Alexander Brechalov, tha në një deklaratë video se sulmuesi ende i paidentifikuar hyri në një shkollë në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit, vrau një roje, anëtarë të stafit dhe disa nga fëmijët. 

“Ka viktima në mesin e fëmijëve, ka edhe të plagosur”, tha Brechalov.

Shkolla shërben për fëmijët midis klasave 1 dhe 11. Sipas guvernatorit dhe policisë lokale, i armatosuri qëlloi veten ndërkohë shkolla është evakuuar dhe zona rreth saj është rrethuar. Nuk janë dhënë detaje rreth autorit të armatosur apo motiveve të tij.

Izhevsk, një qytet me 640,000 banorë, ndodhet në perëndim të maleve Ural në Rusinë qendrore, rreth 960 kilometra (596 milje) në lindje të Moskës.

alexander brechalov sulm ne rusi 6 te vdekur ne rusi

Sondazh

Poll