Aktualitet

Përkeqësohet moti! Mos harroni çadrën, pasditja sjell shi, parashikimi për ditën e sotme

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

26 Shtator 2022, 07:12 Nga A.B
Përkeqësohet moti! Mos harroni çadrën, pasditja sjell shi,
Moti

TIRANË- Java nis me mot me reshje. Orët e para të ditës do të jenë nën dominimi e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore. Por pritet që në orët e mesditës dhe pasdites të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si_fillim në zonat Veriperëndimore. Parashikohet që gjatë mbrëmjes dhe natës vranësirat të zhvillohen në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë mesatare me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll