Bota

Focat e armatosura dhe automjete të blinduara afër kufirit të Hong Kongut, një shenjë për të ndaluar protestat e dhunshme

17 Gusht 2019, 09:02 Nga DOSJA
Focat e armatosura dhe automjete të blinduara afër kufirit të

KINË- Ndërsa protestat në Hong Kong nuk kanë të ndalur forcat e armatosura kineze me urdhër të Pekinit janë afruar në kufirin e Hong Kongut. Kjo lëvizje ku mijëra forca ushatarake dhe mjete të rënda të blinduara janë afruar pranë stadiumit në Shenzhen, është një mënyrë kjo për të frikësuar ndërhyrjen e ushatrëve kinezë.

Madje zyrtarë të lartë në vend ka lënë të nënkuptuar se kjo ndërhyrje e forcave të armatosura kineze të Hong Kongut mund të jetë një shenjë nga Pekini për të rritur veprimet  kundër protestave të vazhdueshme që po traumatizojnë qytetin muajt e fundit.

Jo më kot shihet kjo lëvizje nga ana e Pekinit, pasi prej shumë javësh protestat në Hong Kong sa vijnë dhe tensionohen, duke shkuar në përshkallëzim.

Protestat pro-demokracisë kanë nisur kundër ekstardimeve në ish-koloninë britanike, teksa kanë sjellë edhe bllokimin e aeroportit, duke anuluar qindra fluturime para dy ditësh.

Të enjten ambasadori kinez në Londër, Liu Xiaoming bëri një paralajmërim të ashpër për protestuesit në Hong Kong, duke deklaruar se: – “Kina nuk do të qëndrojë indiferente dhe është e gatshme të shtypë trazirat nëse kriza e Hong Kongut bëhet e pakontrollueshme.

Nuk dihet sesa do të ndikojë tek Hong Kongu kjo lëvizje e fortë e Pekinit, por megjithatë mbetet për t’u parë.

Gjithsesi pas trazirave të mëdha që ndodhën javën e fundit në rrugët e qytetit dhe në aeroportin e Hong Kongut ku u anuluan qindra fluturime, policët dhe vetë protestuesit janë ndjerë në faj dhe kanë kërkuar falje për situatën e tensionuar.

Tashmë gjendja në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kong duket se i është rikthyer normalitetit.

Protestat po zhvillohen në Hong Kong që nga fundi i marsit, ku qindra mijëra persona po kundërshtojnë ligjin për ekstradim. Ndër të tjera ata i frikësohen edhe ekstradimit  të disidentëve politikë.  Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu një hetim të pavarur mbi brutalitetin e dyshuar të policisë gjatë një proteste më të hershme më 12 qershor. Udhëheqësi politik i Hong Kongut Carrie Lam mbajti një konferencë shtypi, ku theksoi se hyrja në parlament e protestueve ishte nëpërmjet përdorimit ekstrem të dhunës  nga ana e qytetarëve.

Burimi: RT 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hong kong kine pekini protestat hong kong kine pekini protestat

Sondazh

Poll