Aktualitet

VIDEO/ Mbi 2 orë aktiv zjarri në magazinën e QS, rrezikohen të digjen 3 banesa (SHKAKU)

Nga flakët e zjarrit po ashtu rrezikohen dhe 3 banesa aty pranë, ndërkohë që shkaku i rënies së flakëve ende nuk dihet. 

25 Shtator 2022, 18:37 Nga I.A
VIDEO/ Mbi 2 orë aktiv zjarri në magazinën e QS, rrezikohen
Pamje nga zjarri

TIRANË- Zjarri në magazinën me rroba në Qytet Student është riaktivizuar sërish mbrëmjen e sotme. Nga flakët e zjarrit po ashtu rrezikohen dhe 3 banesa aty pranë, ndërkohë që shkaku i rënies së flakëve dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike brenda magazinës. 

Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet tymi që ka pushtuar gjithë pallatin ku dhe ka rënë zjarri.  Si pasojë e zjarrit ka dëme të mëdha materiale, por nuk flitet për persona të lënduar. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me autoritetet zjarrfikëse, të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll