Art&Argëtim

Thellohet drama! Gerard Pique reagon ndaj deklaratës së fundit të Shakirës: Viktimë

Pas ndarjes nga Pique këngëtarja Shakira vendosi të thotë fjalën e saj në një intervistë për “Elle”, ku ndër të tjera tregoi se ka qenë periudha më e errët e jetës së saj. Pas deklaratave të Shakirës, së fundmi ka reaguar edhe futbollisti i cili e konsideron të gjithë këtë një viktimizim nga ana e ish-partneres së tij.

25 Shtator 2022, 11:25 Nga s.s
Thellohet drama! Gerard Pique reagon ndaj deklaratës së fundit të
Shakira dhe Pique

SHBA- Tre muaj pas ndarjes nga Pique këngëtarja Shakira vendosi të thotë fjalën e saj në një intervistë për “Elle”, ku ndër të tjera tregoi se ka qenë periudha më e errët e jetës së saj. Pas deklaratave të Shakirës, së fundmi ka reaguar edhe futbollisti i cili e konsideron të gjithë këtë një viktimizim dhe hakmarrje nga ana e ish-partneres së tij, raporton Marca.com.

"Viktimë", ka deklaruar Pique.

Ndërsa para disa ditësh në një intervistë për revistën prestigjioze 'Elle' Shakira ka thënë: “Kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur t’i përpunoj të gjitha. Eshtë e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam ende duke e përjetuar si gjë, dhe sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt. Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi, tepër e vështirë. Kam paparacët jashtë, përballë shtëpisë sime, 24/7. Dhe nuk ka një vend ku mund të fshihem prej tyre me fëmijët e mi, përveç shtëpisë time. E dini, ne nuk mund të bëjmë një shëtitje në park si një familje e zakonshme ose të shkojmë të hamë një akullore ose të bëjmë ndonjë aktivitet pa paparacët që na ndjekin. Kështu që është e vështirë".

pique shakira

Sondazh

Poll