Art&Argëtim

FOTO/ U aludua për hatërmbetje, Einxhel Shkira uron Sarah Berishën për ditëlindje

Mes blogeres Sarah Berisha dhe moderatores Einxhel Shkira është aluduar për një hatërmbetje. Por, së fundmi me rastin e ditëlindjes së blogeres, moderatorja ka postuar një foto të saj duke e uruar. Me këtë urim ajo i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet.

25 Shtator 2022, 08:50 Nga s.s
FOTO/ U aludua për hatërmbetje, Einxhel Shkira uron Sarah
Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira

TIRANË- Shumë është diskutuar rreth marrëdhënies së Sarah Berishës me Einxhel Shkirën. Të dyja kanë qenë pjesëmarrëse në Reality Show 'Big Brother Vip', të cilat gjetën dhe dashurinë e jetës së tyre.

Në rrjetet sociale është vendosur re se nuk kanë një miqësi të madhe me njëra-tjetrën, por le të themi se kanë një miqësi korrekte, ku shpesh është aluduar se mes tyre mund të kishte një hatërmbetje.

Së fundmi, Einxhel ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory një foto të Sarah-s nga festa e saj e ditëlindjes, ku nuk harroi edhe ta uronte. E njëjta story është ripostuar edhe nga vetë blogerja duke e shoqëruar me disa zemra.

"Happy B-day Sarah", ka shkruar në postimin e saj Einxhel.

FOTO/ U aludua për hatërmbetje, Einxhel Shkira uron Sarah
Ripostimi i Sarah Berisha

Në intervistën e fundit, Sarah u shpreh gjatë një interviste se ato nuk e ruajnë më një marrëdhënie si në “BBVIP” dhe sipas saj gjithë secili ka punët e tij, duke nënkuptuar kështu që vajzat thjesht kanë zgjedhur të mos shoqërohen me njëra-tjetrën.

“Nuk është se dalim ose jemi bërë për të dalë të 4. Kur jemi parë ose rastisur në një vend kemi folur. Marrëdhënia nuk është si në Big Brother VIP. Më shumë pas formatit jam shoqëruar me Kledin. Me Beniadën pak. As me Donaldin nuk jam bërë shumë. Nuk më ka dalë koha as për rrethin tim shoqëror. Secili ka punët e tij dhe unë i kuptoj", tha Sarah.

 

 

einxhel shkira sarah berisha

Sondazh

Poll