Art&Argëtim

FOTO/ "Nuk më intereson sa e pistë është, kjo është gruaja ime", Travis Barker puth foton e Kourtneyt

Travis Barker po e shfaq dashurinë e tij për Kourtney Kardashian në mënyra të ndryshme. Së fundmi, ai shihet duke puthur posterin publik ku shfaqet gruaja e tij. Por kjo e fundit e ka ripostuar këtë foto duke shkruar se atij nuk i intereson sa e pistë dhe sa mikrobe mund të ketë ai poster.

25 Shtator 2022, 09:52 Nga s.s
FOTO/ "Nuk më intereson sa e pistë është, kjo
Travis Barker dhe Kourtney Kardashian

SHBA- Travis Barker po e shfaq dashurinë e tij për Kourtney Kardashian në mënyra të ndryshme. Në një Story në Instagram të postuar nga ylli i realitetit të premten, i cili më vonë u shpërnda nga muzikanti dhe bateristi i Blink-182 shihet duke puthur posterin publik ku shfaqet gruaja e tij Kourtney Kardashian. Posteri u ekspozua për të promovuar sezonin e ri të The Kardashians në Hulu.

FOTO/ "Nuk më intereson sa e pistë është, kjo
Travis Baker

Kourtney ka ndarë Instagram këtë foto duke e shoqëruar me një thënie nga Barker, duke shpjeguar shfaqjen e tij të dashurisë, pavarësisht nga mundësia e marrjes së mikrobeve nga shfaqja publike, raporton people.

"Nuk më intereson sa e pistë është, kjo është gruaja ime", ka shkruar Kourtney.

FOTO/ "Nuk më intereson sa e pistë është, kjo
Postimi i Kourtney

kourtney kardashian shba

Sondazh

Poll