Art&Argëtim

VIDEO/ Aktori Alec Baldwin bëhet baba për herë të tetë

Aktori i njohur, Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë. Më 22 shtator, bashkëshortja e tij, Hilaria Baldwin solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.

25 Shtator 2022, 09:33 Nga s.s
VIDEO/ Aktori Alec Baldwin bëhet baba për herë të tetë
Alec Baldwin dhe Hilaria Baldwin

SHBA- Aktori i njohur, Alec Baldwin, 64 vjeç, është bërë baba për herë të tetë. Më 22 shtator, bashkëshortja e tij, Hilaria Baldwin solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.

“Ajo është këtu! Jemi shumë të emocionuar t’ju prezantojmë me ëndrrën tonë të vogël të realizuar, Ilaria Catalina Irena. Shumë dashuri për të gjithë ju. Jemi shumë të lumtur që festojmë këtë lajm të mrekullueshëm me ju. Vëllezërit e saj Baldëinito po e kalojnë ditën duke qenë më afër dhe duke e mirëpritur atë në shtëpinë tonë. Shumë dashuri për të gjithë ju. Jemi shumë të lumtur që festojmë këtë lajm të mrekullueshëm me ju”, ka shkruar ajo krahas fotos nga salla e lindjes, raporton People.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alec Baldwin (@alecbaldwininsta)

Çifit i njohur kanë edhe 7 fëmijë të tjerë të cilët janë: Carmen, Rafael, Leonardo, Romeo, Eduardo dhe Lucia, si dhe vajzën 26-vjeçare të Alecit me ish-gruan Kim Basinger, Ireland Baldwin.

Aktori ka qenë kryefjala e mediave botërore këtë vit për shkak se qëlloi për vdekjen kinematografen Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të “Rust”. Fituesi i “Emmy”-t u padit për neglizhencë në nëntor 2021 nga anëtarët e ekuipazhit të filmit. Familja e Hutchins ngriti një padi për vdekje kundër Alec dy muaj më vonë.

alec baldwin hilaria baldwin

Sondazh

Poll