Aktualitet

Tentuan ta grabisin, plagoset shqiptari në Itali! Vështirësohet puna e policisë, i riu s'di italisht

17-vjeçari po kthehej nga një shëtitje mbrëmjen e së premtes kur u përball me dy persona të panjohur në lagjen Rifredi.

25 Shtator 2022, 08:39 Nga A.B
Tentuan ta grabisin, plagoset shqiptari në Itali! Vështirësohet
Policia

ITALI- Një 17-vjeçare shqiptare është goditur me thikë në Firence nga persona ende të paidentifikuar që kanë tentuar ta grabisin. Sipas policisë që po ndjek rastin, 17-vjeçari po kthehej nga një shëtitje mbrëmjen e së premtes kur u përball me dy persona të panjohur në lagjen Rifredi.

Të dy e goditën me thikë fillimisht në këmbë, pastaj në gjoks për t’i marrë portofolin dhe disa sende të tjera personale. 17-vjeçari i plagosur arriti të merrte në telefon urgjencën e spitalit Careggi.

Djali i cili flet vetëm shqip e kishte të vështirë të tregonte se çfarë ndodhi.

Burimi: La nazione.it

plagoset 17-vjecari shqiptar ne itali itali

Sondazh

Poll