Bota

Votimet në Itali – Meloni në prag të zgjedhjes kryeministre, ankth në Europë

Në skenën politike të Italisë, fitorja e afërt e Melonit - nëse përkthehet në një shumicë të aftë për të ngritur një qeveri - e ka bërë Evropën të shikojë me vëmendje, interes dhe ndoshta ankth se çdo ndodhë nesër.

24 Shtator 2022, 22:01 Nga k.m.
Votimet në Itali – Meloni në prag të zgjedhjes
Salvini, Berlusconi dhe Giorgia Meloni

ITALI- 5 vite më parë, Giorgia Meloni ishte kryetarja e një partie të vogël të ekstremit të djathtë dhe Matteo Salvini, kreu i partisë së parë në vend. Sot, siç tregojnë sondazhet, Salvini ka humbur vrullin e tij dhe Meloni po përballet me një mbështetje që mund ta sjellë atë në kryeministre - duke u bërë kështu gruaja e parë në historinë e vendit.

Në skenën politike të Italisë, fitorja e afërt e Melonit - nëse përkthehet në një shumicë të aftë për të ngritur një qeveri - e ka bërë Evropën të shikojë me vëmendje, interes dhe ndoshta ankth se çdo ndodhë nesër. "Fratelli D'Italia" së Melonit, Liga e Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit janë në prag të një fitoreje elektorale që do të sjellë të tre partitë në qeveri.

Sondazhet vendosin të parët Melonin me rreth 25%, Lega me 13% dhe Forza Italia me 7%. Qendra e majtë dhe e majta po zhvendosen më poshtë. Partia Demokratike e Enrico Lettës ka 22%, Lëvizja Pesë Yjet me 13%, ndërsa partia Italia Viva e Matteo Renzi dhe aleati i saj Azione janë me 7%.

Shfaqja e një qeverie - padyshim të djathtë dhe për disa postfashiste - ka alarmuar Brukselin. Partia e Melonit ka referenca të qarta për lëvizjen fashiste të pasluftës, edhe pse ajo përpiqet të zhvendosë bisedën dhe të projektojë një imazh më modern. Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Evropian, ka paralajmëruar tashmë se Brukseli "ka mjetet" për t'u marrë me një kthesë të mundshme të Romës nëse ka "situata të vështira". Kjo deklaratë në Itali u “lexua” nga Salvini si ndërhyrje direkte në zgjedhje. 

Nesër qendrat e votimit do të hapen në orën 7 të mëngjesit të së dielës dhe do të mbyllen në orën 23:00. Exit poll-et do të publikohen menjëherë pas votimit, por për shkak të sistemit kompleks zgjedhor do të duhen disa orë para se të krijohet 'fotografia' e mandateve dhe shpërndarja e tyre.

zgjedhjet ne itali

Sondazh

Poll