Bota

Publikohet FOTOJA e parë e vendit ku prehet Mbretëresha Elisabeth II

Të katër anëtarët e familjes ishin anëtarë të Urdhrit të Garterit, i cili ka si shtëpinë e tij shpirtërore Kapelën e Shën Gjergjit.

24 Shtator 2022, 20:40 Nga k.m.
Publikohet FOTOJA e parë e vendit ku prehet Mbretëresha Elisabeth II
Mbretëresha Elisabeth II

BRITANI E MADHE- Është publikuar fotografia e parë e gurit të instaluar në vendin ku po prehet Mbretëresha Elisabeth II në Windsor. Emri i Mbretëreshës Elizabeth II është gdhendur së bashku me emrin e nënës, babait dhe burrit të saj në gurin brenda “King George VI Memorial Chapel”.

Të katër anëtarët e familjes ishin anëtarë të Urdhrit të Garterit, i cili ka si shtëpinë e tij shpirtërore Kapelën e Shën Gjergjit.

Publikohet FOTOJA e parë e vendit ku prehet Mbretëresha Elisabeth II

Urdhri i Garter-it është titulli më i vjetër i kalorësisë në sistemin britanik të nderimeve, i tejkaluar në përparësi vetëm nga Kryqi Victoria dhe Kryqi Xhorxh që u themelua nga Edward III në 1348. Edhe pse nuk prehet në një vend me ta, në të njëjtën dhomë ndodhet edhe hiri i Princesësh Margaret. Ajo është e vetmja anëtare e familjes mbretërore që nuk është varrosur 'normalisht', pasi donte që të prehej pranë familjes së saj. 

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll