Bota

Prezantuesi amerikan vritet në shtëpinë e tij, plagoset rëndë i biri! Autor i sulmit dyshohet një mik i familjes

Autori i vrasjes dyshohet se është një mik i familjes pasi kishte vizituar shpesh shtëpinë e tyre por ende nuk ka asgjë të sigurt lidhur me këtë dyshim njofton Policia.

24 Shtator 2022, 18:18 Nga e.k
Prezantuesi amerikan vritet në shtëpinë e tij, plagoset
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Prezantuesi 57-vjeçar Jim Matthews, i stacionit WwJ-AM, u vra dje në Chesterfield Toënship, Michigan. E dashura e tij 35-vjeçare dhe dy fëmijët e tij 5 e 10 vjeç, u shtruan në spital pas incidentit. 

Autori i vrasjes dyshohet se është një mik i familjes pasi kishte vizituar shpesh shtëpinë e tyre por ende nuk ka asgjë të sigurt lidhur me këtë dyshim njofton Policia.

Personi i paidentifikuar kishte plagosur gruan, e cila kishte arritur të dilte bashkë me vajzën 5-vjeçare dhe të njoftonte policisë, njoftonin autoritetet.

Gruaja e plagosur u dërgua në spital në gjendje të rëndë ndërsa vajza e vogël është në gjendje të stabilizuar.

Kur mbërriti policia, gjeti Mattheës të vdekur dhe djalin 10-vjeçar të plagosur rëndë. Ndërsa i dyshuari i ngjarjes u gjet në bodrum i vetëplagosur, dhe sipas mediave në mbidozë drogash.

Nuk është ende i qartë motivi i sulmit ndërsa policia tha se hetimet vazhdojnë me marrjen në pyetje të autorit të dyshuar që është në gjendje të stabilizuar. Prezantuesi i ndjerë ishte një njeri familjar që raportonte lajmet me pasion, shkruante rrjeti i tij  WwJ-AM.

“Ai ishte një njeri profesionist dhe i dedikuar në punën dhe te dëgjuesit e tij”, shkruante stacioni”.

shba

Sondazh

Poll