Bota

VD- Pranë urës së Patrës! Zjarri jashtë kontrollit në Nafpakto të Greqisë, rrezikohen banesat, 4 avionë dërgohen në zonë

Zjarri është përhapur më tej në disa ara me ullishte dhe pemë frutore si dhe ka djegur disa makineri bujqësore. Në zonë janë dërguar 4 avionë dhe dhjetëra zjarrfikëse. Sipas autoriteteve vendase, disa banesa rrezikohen prej flakëve ndërkohë po punohet për vënien nën kontroll të tyre.

24 Shtator 2022, 17:52 Nga e.k
VD- Pranë urës së Patrës! Zjarri jashtë kontrollit
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një zjarr i madh ka përfshirë një kodër në Nafpakto të Greqisë ku si pasojë u dogje dhe një shtyllë komunikacioni duke shkaktuar dhe ndërprerjen e energjisë për arsye sigurie deri në rregullimin e dëmit.

Zjarri është përhapur më tej në disa ara me ullishte dhe pemë frutore si dhe ka djegur disa makineri bujqësore. Në zonë janë dërguar 4 avionë dhe dhjetëra zjarrfikëse. Sipas autoriteteve vendase, disa banesa rrezikohen prej flakëve ndërkohë po punohet për vënien nën kontroll të tyre.

Forcat zjarrëfikëse dyshojnë për një zjarrëvënie të qëllimshme por që deri tani nuk kanë dhënë detaje të tjera.

greqi

Sondazh

Poll