Bota

Zelensky: Izraeli nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Ukrainën

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në dy intervista me mediat franceze.

24 Shtator 2022, 13:40 Nga e.k
Zelensky: Izraeli nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Izraeli nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Ukrainën, nuk i ka siguruar armët kundërajrore që i nevojiten, por përkundrazi vazhdon të eksportojë armë në vende të tjera.

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në dy intervista me mediat franceze.

“Izraeli nuk na dha asgjë. Zero,” tha ai për TG5 Monde . “Unë e kuptoj se ata janë në një pozicion të vështirë me Sirinë dhe Rusinë,” tha udhëheqësi i Kievit, duke kujtuar sesi shteti hebre ka ofruar ndihmë humanitare, por ka refuzuar të gjitha kërkesat për armë, veçanërisht për sistemet kundërajrore, tha Zelensky.

I pyetur nëse “denazifikimi i supozuar i Ukrainës (i deklaruar nga Moska) mund të shpjegojë refuzimin e Izraelit për t’ju mbështetur”, Zelensky përsëriti të njëjtin koncept:

“Opinioni publik izraelit nuk është aspak i tillë dhe unë mendoj se ai na mbështet neve dhe akuzojnë liderët e saj. Por këto ka fakte. Ka pasur diskutime me liderët izraelitë dhe kjo nuk e ka ndihmuar Ukrainën.”

lufta ne ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll