Bota

Radhë të gjatë kilometrike në kufirin Rusi-Gjeorgji! Mijëra rusë po largohen nga vendi për t’i shpëtuar rekrutimit

Ai tha se lëvizja ishte shumë e ngadaltë dhe disa njerëz kishin pritur më shumë se 20 orë për të kaluar kufirin. Trafiku kufitar midis Finlandës dhe Rusisë është rritur gjithashtu.

24 Shtator 2022, 11:49 Nga e.k
Radhë të gjatë kilometrike në kufirin Rusi-Gjeorgji!
Rradhë kilometrike, rusët po largohen nga vendi pas thirrjes së Putinit për mobilizimin e ushtrisë

RUSI- Një numër në rritje i rusëve vazhdojnë të përpiqen të largohen nga vendi që kur Presidenti Putin njoftoi mobilizimin e të paktën 300,000 trupave shtesë të mërkurën e kaluar.

Korrespondenti i BBC-së në Tblisi, Rayhan Demytrie, tha se ka një radhë rreth dhjetë kilometra të gjatë në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, ndërsa burrat po përpiqen të shmangin rekrutimin.

Ai tha se lëvizja ishte shumë e ngadaltë dhe disa njerëz kishin pritur më shumë se 20 orë për të kaluar kufirin. Trafiku kufitar midis Finlandës dhe Rusisë është rritur gjithashtu.

rusi lufta ne ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll