Bota

Firmosi marrëveshjen me Rusinë "nën hundën" e perëndimit, eksperti: Koha për të sanksionuar Serbinë

Eksperti për Ballkanin, Janusz Bugajski ka reaguar pikërisht në lidhje me këtë takim dhe firmosjen e marrëveshjes mes dy palëve. Ai është shprehur se me këtë veprim Serbia po mbështet kriminelët e luftës.

24 Shtator 2022, 11:42 Nga d.a.
Firmosi marrëveshjen me Rusinë "nën hundën" e
Selakovic dhe Lavrov

SHBA- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb, Nikolla Selakoviç, kanë nënshkruar një marrëveshje për një plan të konsultimeve mes dy ministrive. 

Nënshkrimi u bë në New York në ambjentet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila në qendër të diskutimit ka pikërisht luftën që ka nisur Rusia në Ukrainë. Selakoviç nuk ishte i vetmi nga krerët serbë që u takua me ministrin rus pasi po në New York ai u taku dhe me presidentit serb Aleksandër Vuçiç. 

Eksperti për Ballkanin, Janusz Bugajski ka reaguar pikërisht në lidhje me këtë takim dhe firmosjen e marrëveshjes mes dy palëve. Ai është shprehur se me këtë veprim Serbia po mbështet kriminelët e luftës.

“Është koha që të sanksionohet Serbia. Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin. Pse ajo duhet të përfitojë nga çdo fond apo investim i taksapaguesve të BE-së?”, ka shkruar Bugajski.

Sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Serbia po e shfrytëzon për të lobuar kundër pavarësisë së Kosovës.

sergei lavrov nikolla selakoviç marredheniet serbi-rusi janusz bugajski

Sondazh

Poll