Art&Argëtim

Dikur miq shumë të mirë, Prishet miqësia Donald-Sara?! Dj PM sqaron të vërtetën

Donald Veshaj dhe Sara Berisha në eksperiencën e tyre në Reality Show ‘Big Brother Vip’, kanë pasur një miqësi shumë të ngushtë. Por në një intervistë e pyetur se me kë banorë ka ende raporte të mira, ajo nuk përmendi në asnjë vend emrin e Donaldit. Dj PM ka sqaruar të vërtetën e marrëdhënies së Sarës me Donaldin.

22 Shtator 2022, 20:12 Nga s.s
Dikur miq shumë të mirë, Prishet miqësia Donald-Sara?! Dj PM
Sara, Donald dhe Dj PM

TIRANË- Donald Veshaj dhe Sara Berisha në eksperiencën e tyre në Reality Show ‘Big Brother Vip’, kanë pasur një miqësi shumë të ngushtë. Në vitin 2021, Donaldi i ka dalur shpesh herë në mbrojtje blogeres duke kundërshtuar edhe ish-të dashurën e tij Beatrix Ramosaj, e cila nuk kishte shumë raporte të mira me blogeren.

Prej kohësh dyshja nuk janë shfaqur bashkë dhe ndjekësit kanë krijuar aludime mbi raportet e tyre. Një detaj i rëndësishëm që mund t’ju ketë shpëtuar rreth shoqërisë së tyre fshihet në intervistën e fundit të Sarës në emisionin ‘Goca dhe Gra’, e cila është pyetur rreth banorëve me të cilët ka ende raporte të mira.

Ajo nuk ka hezituar për t’u përgjigjur duke përmendur disa emra banorësh.

Ajo tha: “Kledin, Beniadën, Antonelën, Monikën dhe Dagzin. Kam takuar pak edhe Fifin”. Ajo Donaldin nuk e përmendi fare, duke lënë të nënkuptohet se raportet mes tyre janë ftohur. Ose ndoshta edhe mund ta ketë harruar.

I pyetur për aktorin në llogarinë e tij të Instagramit, partneri i saj Dj Pm pak javë më parë tha se ata kanë ende një raport të ngushtë. Madje PM ka zbuluar se do jetë i ftuar në sezonin tjetër të ‘Më lër të flas’.

“Kemi raporte shumë të mira. Nuk jemi takuar sepse ka qenë sezon i ngjeshur veror me angazhime të shumta, vetëm kur kemi rastisur në koncerte të njëjta. Por jam shumë i lumtur se do jem i ftuar në sezonin tjetër të emisionit të tij", tha PM.

Dikur miq shumë të mirë, Prishet miqësia Donald-Sara?! Dj PM
Postimi i Dj PM

sara berisha donald veshaj dj pm tirane

Sondazh

Poll