Aktualitet

30-vjeçari nga Dibra rreh babain, përfundon në prangat e Policisë

Personi me inicialet G.M, banues në Kala e Dodës në Dibër, dhunoi babain e tij, 68-vjeçar.

23 Shtator 2022, 10:16 Nga A.B
30-vjeçari nga Dibra rreh babain, përfundon në prangat e
Policia

BULQIZË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar të atin. Policia informon se personi me inicialet G.M, banues në Kala e Dodës në Dibër, dhunoi babain e tij, 68-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Kala e Dodës, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 68- vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

arrestim ne bulqize djali dhunon babain

Sondazh

Poll