Aktualitet

Dy persona grabisin me armë një “fast food” në Greqi, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

Në orën 04:20 dy persona kanë hyrë në dyqan, që ndodhet në rrugën El.Venizelou dhe kanë imobilizuar klientët dhe punonjësit nën kërcënimin e armës. Më pas kanë hequr kasafortën që ndodhej në zonë dhe janë drejtuar drejt mjetit që kishin parkuar jashtë

23 Shtator 2022, 08:37 Nga n,m,d,a
Dy persona grabisin me armë një “fast food” në Greqi,
Foto ilustruese

GREQI-Një grabitje me armë ka ndodhur në mëngjes në një lokal në Paleo Faliro, ndërsa pas një ndjekjeje është arrestuar njëri nga dy autorët, një 20-vjeçar shqiptar. 

Sipas mediave vendase, në orën 04:20 dy persona kanë hyrë në dyqan, që ndodhet në rrugën El.Venizelou dhe kanë imobilizuar klientët dhe punonjësit nën kërcënimin e armës. Më pas kanë hequr kasafortën që ndodhej në zonë dhe janë drejtuar drejt mjetit që kishin parkuar jashtë. Por në atë moment në vendngjarje ka mbërritur një makinë patrulle dhe dy grabitësit kanë hedhur kasafortën në rrugë, kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi të madhe.

Një ndjekje ka pasuar edhe në rrugën Kynosargos në Neo Kosmos, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur, duke e bërë atë të ndalojë. Policia arrestoi njërin autor, një 20-vjeçar shqiptar, ndërsa tjetri u arratis. Megjithatë, nga policia besojnë se është vetëm çështje kohe arrestimi i tij. Gjithashtu bëhet me dije se mjeti i përdorur nga kriminelët është vjedhur.

arrestohet shqiptari ne greqi policia greke grabitje ne greqi

Sondazh

Poll