Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Arian Përmeti

Për rreth 3 orë, Përmeti deklaroi në seancë se pasuritë që ai zotëronte rrjedhnin nga burime të ligjshme, konkretisht nga trashëgimia ligjore e prindërve të tij të ndjerë, si trashëgimtarë të një pjese të pronave të familjeve Përmeti dhe Kosova, të rikthyera ose të kompesuara me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

23 Shtator 2022, 09:56 Nga k.m.
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Arian Përmeti
Arian Përmeti

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Arian Përmeti. Mesa duket trupa gjykuese ka dalë në përfundimin që Përmeti ka qenë i pastër në të tre shtyllat e Vettingut, pas sqarimeve që dha më së shumti për pasurinë në seancën e tij dëgjimore. 

Për rreth 3 orë, Përmeti deklaroi në seancë se pasuritë që ai zotëronte rrjedhnin nga burime të ligjshme, konkretisht nga trashëgimia ligjore e prindërve të tij të ndjerë, si trashëgimtarë të një pjese të pronave të familjeve Përmeti dhe Kosova, të rikthyera ose të kompesuara me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka pasur burime të ligjshme për të gjitha pasuritë e krijuara para fillimit të detyrës, përfshi investime në bono thesari në vlerën 15.7 milionë lekë, blerjen e një automjeti në vitin 2008 për çmimin 650 mijë lekë dhe për gjendjen cash.

Lidhur me çështjet e gjykuara, ndaj Përmetit ishin depozituar 6 denoncime, nga të cilat janë verifikuar vetëm dy. 

"Në fund të seancës, Shuli e pyti subjektin lidhur me një denoncim nga një person që kishte kallëzuar dëmtime fizike gjatë një sherri në një lokal. Subjekti shpjegoi se sipas aktit të ekspertimit dëmtimet kishin rezultuar të parëndësishme, si dhe kallëzuesi nuk kishte shenja të dukshme në trup. Përmeti shtoi se ishte vendosur mosfillim pasi çështja mund të ndiqej vetë në gjykatë. Lidhur me konstatimin e KPK se kallëzuesi kishte kërkuar në gjykatë rivendosjen në afat të të drejtës së ankimit, Përmeti shpjegoi se e kishte njoftuar denoncuesin por ai nuk kishte kryer ankim afatin e duhur. Sipas tij, kjo ishte dhe arsyeja përse gjykata e ka rrëzuar kërkesën e kallëzuesit, i cili më pas nuk kishte kryer ankim ndaj atij vendimi.

Në vijim, Shuli u ndal në një informacion të publikuar në media për një procedim penal për ndërtim pa leje nga shoqëria e administruar prej shtetasit J.M., ku pretendohej se subjekti kishte bllokuar dosjen. Avokati Viktor Gumi e filloi mbrojtjen e tij me prapësimet në këtë çështje. Ai theksoi se më datë 12 shtator, tre ditë përpara seancës dëgjimore, ishin njoftuar nga KPK nëpërmjet email-it lidhur me këtë denoncim publik për një ndërtim pa leje me 9 kate nga shtetasi J.M., që nga sa u shpjegua në seancë bëhej fjalë për biznesmenin J.M. Sipas Gumit, vetëm tre ditë më parë u ishte kërkuar që të vendosnin në dispozicion dokumentacion lidhur me këtë denoncim publik. Më 7 shtator, qeveria Rama lajmëroi nisjen e një aksioni kundër ndërtimeve pa leje, duke identifikuar si shënjestër të parë një pallat në zonën e Farkës, të ndërtuar nga biznesmeni J.M.,"-shkruante Reporter.al disa ditë më parë.

Avokati Viktor Gumi sqaroi se prokurori Përmeti nuk e ka verifikuar, hetuar, mosfilluar apo që ta ketë pushuar këtë çështje dhe nuk ka lidhje me pallatin e biznesmenit, i cili pa leje për të cilin shkruhet në media. Në fund të seancës, u vendos që Përmeti të vazhdojë detyrën në Prokurorinë e Tiranës. 

arian përmeti arian përmeti ne vetting

Sondazh

Poll