Politike

Rama ndan videon: Në Shishtavec të Kukësit po merr jetë “Parku i Aventurave”

23 Shtator 2022, 09:28 Nga n.m
Rama ndan videon: Në Shishtavec të Kukësit po merr jetë
Foto nga "Parku i Aventurave" në Shishtavec

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur të përshëndes ndjekësit në rrjetet sociale me pamje nga fshati turistik i Shishtavecit, që ndodhet në qarkun e Kukësit.

Ai thotë se në këtë zonë është kthyer në fokus të qeverisë për zhvilimin e turizmit. Shishtaveci i Kukësit konsiderohet si një zonë me potencial të lartë në fushën e turizmit, ndërsa prej vitesh është përfshirë në projektin “100 fshatrat turistike në Shqipërisë”.

“MIRËMËNGJES  dhe nga Shishtaveci i Kukësit ku po merr jetë “Parku i Aventurave”, një mundësi e artë për zhvillimin e turizmit në këtë kënd të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

edi rama shishtavec kukes

Sondazh

Poll