Politike

Në makinë me Mediun/ Balla: Si t'i thoja, zbrit se erdhi ky rumuni?

Balla u shpreh se Mediu është kundërshtar politik dhe shtoi se e ftoi në makinë pasi ishte i shoqëruar me nënkryetarin e senatit rumun.

22 Shtator 2022, 23:27 Nga F.M
Në makinë me Mediun/ Balla: Si t'i thoja, zbrit se erdhi ky
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka treguar në lidhje me marrëdhënien e tij me deputetin Fatmir Mediu, me të cilin ishin bashkë në makinë teksa shkonin në ceremoninë e presidentit të ri, Bajram Begaj.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Balla u shpreh se Mediu është kundërshtar politik dhe shtoi se e ftoi në makinë pasi ishte i shoqëruar me nënkryetarin e senatit rumun.

“Fatmir Mediu është kundërshtari im politik. Por si kundërshtar politik, unë jam i detyruar që të ulem në një tavolinë me të kur bie fjala për punët që lidhen me Kuvendin e Shqipërisë. Zoti Mediu në atë rast ka qenë me nënkryetarin e senatit rumun, i cili ishte në ceremoninë e presidentit. Ju e dini, lidhjet e mia janë shumë të forta me Rumaninë dhe ky kontekst ka qenë. Duke qenë se zyrtari rumun ishte i djathtë, do i thoja kolegut shqiptar zbrit se do vijë ky rumuni?"- tha Balla. 

Marrë nga EuroNews

taulant balla

Sondazh

Poll