Politike

Balla: Do kërkoj falje para shqiptarëve nëse Meta del spiun

Balla u shpreh se do kërkonte falje, pasi pavarësisht këtij fakti, Partia Socialiste ka mbështetur Metën për t’u bërë president.

22 Shtator 2022, 23:25 Nga F.M
Balla: Do kërkoj falje para shqiptarëve nëse Meta del spiun
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se do t’u kërkojë falje qytetarëve shqiptarë, nëse kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta rezulton se ka qenë bashkëpunëtor në ish-Sigurimin e Shtetit. I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Balla u shpreh se do kërkonte falje, pasi pavarësisht këtij fakti, Partia Socialiste ka mbështetur Metën për t’u bërë president.

“Kur ky proces verifikimi të marrë fund, unë i pari do dal dhe do them, të dashur qytetarë shqiptarë shumë ndjesë që ne e kemi mbështetur. Por në fakt bëmë gjënë e duhur që e çuam deri në fund, hoqëm pritat ligjore tek ligji për informimin mbi dosjet e Sigurimit të Shtetit,"- tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll