Politike

Rama: Jemi 100% të bindur që Irani fshihet pas sulmeve kibernetike, kemi prova

Sipas Ramës, provat e dala nga hetimet sigurojnë se Irani fshihet pas sulmeve kibernetike. 

22 Shtator 2022, 21:13 Nga F.M
Rama: Jemi 100% të bindur që Irani fshihet pas sulmeve kibernetike,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se është 100% i bindur se pas sulmeve kibernetike fshihet Irani. Në një intervistë për 'Opinion", Rama tha se këtë gjë e ka të sigurtë nga hetimet e bëra. Sipas Ramës, provat e dala nga hetimet sigurojnë se Irani fshihet pas sulmeve kibernetike. 

"Është një bombardim ndaj sistemeve tona digjitale me një synim të qartë që nuk e them unë, por skuadrat që janë marrë me këtë, për të zhdukur arkivat. Jemi 100% të bindur që Irani fshihet pas sulmeve kibernetike sepse kemi bërë një hetim shumë të thellë. Kemi prova, prova të nxjerra nga hetimet. Përputhen plotësisht të gjitha, edhe nga hetimi i dalë nga Microsoft,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll