Politike

Rama: Kemi skenare për dimrin, shqiptarët i pret një periudhë e vështirë

Deklaratën Rama e bëri gjatë një interviste në emision "Opinion" që këtë herë po transmetohet direkt nga New Yorku ku po mbahet dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë së OKB-së ku merr pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

22 Shtator 2022, 21:11 Nga F.M e.k
Rama: Kemi skenare për dimrin, shqiptarët i pret një
Edi Rama

New York- Kryeministri i Rama paralajmëroi një dimër të vështirë për shqiptarët. Deklaratën Rama e bëri gjatë një interviste në emision "Opinion" që këtë herë po transmetohet direkt nga New Yorku ku po mbahet dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë së OKB-së ku merr pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

Edi Rama: Për shqiptarët dimri do të jetë i vështirë, por jo i frikshëm. Duam ta prekim pa kufizime dhe pa prekur familjarët apo biznesin. Dimri ka dhe një sfidën e rritjes së çmimeve. Me reshjet e ditëve të fundit kemi pak rikupreim përsa i përketë energjisë, gjithsesi nuk i kemi të gjitha sasitë që na duhen për nevojën e brendshme, jemi të detyruar të dalim në treg. Ne kemi një seri skenarësh dhe siç ju thashë duam ta kemi pa kufizime, me shtrengime, por jo në kufizime. 

edi rama

Sondazh

Poll