Bota

VIDEO/ Zbulohet misteri i lotëve të Meghanit në funeralin e Mbretëreshës Elisabeth II

Së fundmi, disa foto të Meghan Markle ku shihet duke qarë teksa i bënte nderimet e fundit Mbretëreshës Elisabeth II po bëjnë xhiron e botës. Sipas Daily Star, një ekspert mbretëror beson se dukesha e dinte mirë se do të fotografohej në këtë situatë dhe ka përfituar duke nxjerrë disa lot 'fallco'.

22 Shtator 2022, 21:09 Nga s.s
VIDEO/ Zbulohet misteri i lotëve të Meghanit në funeralin e
Meghan Markle dhe Elisabeth II

BRITANI- Vdekja e Mbretëreshës Elisabeth II tronditi gjithë botën. Në funeralin e saj morën pjesë të gjithë liderët botërorë dhe VIPA. 

Së fundmi, disa foto të Meghan Markle ku shihet duke qarë teksa i bënte nderimet e fundit Mbretëreshës Elisabeth II po bëjnë xhiron e botës. Sipas Daily Star, një ekspert mbretëror beson se dukesha e dinte mirë se do të fotografohej në këtë situatë, raporton norway.postsen.

“Është e vështirë të thuhet nëse lotët janë trishtim i vërtetë, por Meghan e dinte patjetër që lotët do të viheshin re dhe do të fotografoheshin”, thotë ekspertja e gjuhës së trupit Adrienne Carter për Daily Star duke shtuar: "Ishte shumë e ashpër. Ne nuk shohim shumë lëvizje të muskujve në fytyrën e Meghan në imazh, gjë që do të ishte aktivizuar nga shprehjet e vërteta emocionale".

Është shfaqur një video që shumë pretendojnë se shpjegojnë misterin e lotëve të saj. Para disa kohësh e cila ishte e ftuar në një program televiziv ajo shpjegon se mund të qajë lehtësisht.

"Ok. O Zoti im është një çmenduri. Hajde Meghan një lot në syrin e majtë. Mund ta bëj për tre sekonda", shprehet Meghan në video e cila tashmë është bërë virale.

Pas publikimit të kësaj video përdoruesit e Twitter besojnë se Meghan ka mashtruar kur ajo lotoi për Mbretëreshën Elisabeth II dhe kjo mbështet në faktin se ajo qau me syrin e majtë në funeral.

 

 

meghan markle vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll