Bota

Përqafime dhe mërzi, familjet ruse përcjellin të dashurit e tyre në frontin e luftës

Videot në Telegram treguan një grup burrash të sapomobilizuar në pritje të transportit, me sa duket në Amginskiy Uliss në rajonin e Yakutiya, një territor i gjerë siberian, ku mbishkrimi në një video lexonte, 50 djem të mobilizuar po shkojnë në zonën e operacionit special.

22 Shtator 2022, 20:51 Nga I.A
Përqafime dhe mërzi, familjet ruse përcjellin të dashurit e
Ushtare rus

RUSI- Videot e mëposhtme tregojnë se faza e parë e mobilizimit të pjesshëm të Rusisë po zhvillohet në disa rajone ruse, veçanërisht në Kaukaz dhe Lindjen e Largët Ruse. Videot në Telegram treguan një grup burrash të sapomobilizuar në pritje të transportit, me sa duket në Amginskiy Uliss në rajonin e Yakutiya, një territor i gjerë siberian, ku mbishkrimi në një video lexonte, 50 djem të mobilizuar po shkojnë në zonën e operacionit special.

Një tjetër tregon një grup prej rreth 100 ushtarësh të sapomobilizuar duke pritur në aeroportin Magadan në Lindjen e Largët Ruse, pranë një avioni transporti. Grupi merr udhëzime për mos pirjen e duhanit dhe rregulla të tjera brenda avionit dhe paralajmërohet se do të jetë ftohtë brenda avionit dhe se nuk ka tualete në bord.

Ende në Lindjen e Largët Ruse, në qytetin e Neryungri, një video-kanal i komunitetit postoi video të familjeve që i përshëndetën një grupi të madh burrash, teksa hipnin në autobus. Në video shihet një grua duke qarë dhe duke përqafuar bashkëshortin e saj lamtumirë, ndërsa ai zgjat dorën e së bijës nga dritarja e autobusit.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll