Bota

FT+VD/ Kartelet e drogës bëjnë "kërdinë" në Meksikë, vrasin 10 persona në një lokal! Lënë dhe një shënim

Sulmuesit e armatosur me automatikë bastisën barin e bilardos të qytezës Tarimoro në shtetin meksikan të Guanajuato mbrëmjen e djeshme, çka u shoqërua me disa shpërthime eksplozivi. Pas mbërritjes në vendngjarje policia gjeti dhjetë trupa të shtrirë në sallë “të mbushur me plumba”.

22 Shtator 2022, 19:54 Nga e.k
FT+VD/ Kartelet e drogës bëjnë "kërdinë"
Një nga të plagosurit i shtrirë në tokë

MEKSIKË- Të paktën 10 persona janë vrarë ditën e djeshme kur sulmues të armatosur hapën zjarr në një bar të mbushur me klientë në Meksikë.


Sulmuesit e armatosur me automatikë bastisën barin e bilardos të qytezës Tarimoro në shtetin meksikan të Guanajuato mbrëmjen e djeshme, çka u shoqërua me disa shpërthime eksplozivi. Pas mbërritjes në vendngjarje policia gjeti dhjetë trupa të shtrirë në sallë “të mbushur me plumba”.

FT+VD/ Kartelet e drogës bëjnë "kërdinë"

Tre njerëz të tjerë kishin mbetur të plagosur nga sulmi në barin ‘El Jarras’, një prej të cilave vdiq më vonë në spital nga plagët. Pamje të rënda janë shpërndarë në rrjetet sociale ku trupat njerëzve shihen të shtrirë përtokë. Në tokë shihet edhe një pankartë që policia dyshon të jetë lënë nga autorët.

Ata kishin lënë dy shënime që supozohej se dërgoheshin nga grupi kriminal ‘Cartel de Santa Rosa de Lima’, që mori përgjegjësinë për kasaphanën, shkruan El Universal.

Policia dhe Garda Kombëtare meksikane kanë nisur patrullimet për zbulimin e të dyshuarve siç ndodh rëndom pas ngjarjeve të tilla në vend.

Tarimoro, një qytezë e vogël me 36,000 banorë, është rreth 120 milje në veriperëndim të kryeqyetit Mexico City. Përplasjet mes karteleve të drogës e krimit janë përshkallëzuar muajt e fundit në Meksikë. Në maj 11 njerëz u vranë në dy sulme në qytetin Celaya, gjithashtu në rajonin Guanajuato.

sulm me arme ne meksike meksike

Sondazh

Poll