Bota

Trekëndëshi i dashurisë! Arrestohet me 12 vite burg punonjësja që punësoi vrasës me pagesë për eliminimin e rivales

Një punonjëse e Sports Direct, Whitney Franks, 27 vjeç që u përpoq të punësonte një vrasës me pagesë për të vrarë rivalen e saj të dashurisë është dënuar me 12 vite burg pasi një juri e dënoi atë për kërkim të vrasjes.

22 Shtator 2022, 20:38 Nga s.s
Trekëndëshi i dashurisë! Arrestohet me 12 vite burg
Whitney Franks

BRITANI- Një punonjëse e Sports Direct në Britani, Whitney Franks, 27 vjeç, teksa eksploronte ofertat në ‘rrjetin e errët’ të internetit për një kolege me të cilën ishte në një trekëndësh dashurie, është dënuar me 12 vite burg.

27-vjeçarja u përpoq të gjente një vrasës me pagesë që do të shpëtonte nga rivalja e dashurisë Ruut Ruutna për 1000 £ në BitCoin. Gjykata dëgjoi që ajo publikoi kërkesën e vrasësit, e cila jepte adresën e zonjës Ruutna, në një faqe që pretendonte se shiste "vrasje, drogë dhe armë". Në gjykatën e Reading u fol për dy postime që ishin bërë nga Franks në “rrjetin e errët”, të cilat ishin hasur nga gazetari Carl Miller, i cili i raportoi te policia.

Duke dhënë dënimin për Franks, gjykatësi Paul Dugdale tha se rasti ishte “i trishtë e i pazakontë” ndërsa shtonte: “Realieti ishte se gjatë izolimit të vitit 2020 duke qëndruar në shtëpi e duke lundruar në ‘rrjetin e errët’, Whitney Franks mund të mos e ketë menduar mirë atë që po bënte. Ajo mund të ketë marrë vendime të gabuara prej naivitetit dhe u përpoq të kontaktonte me dikë për të vrarë Ruut Ruutna, duke u dhënë atyre adresën e saj detajet e rrjeteve sociale dhe çdo gjë që ata kishin nevojë”, raporton miltonkeynes

Prokurori Andrew Copeland tha se Franks kishte një lidhje me menaxherin e dyqanit të veshjeve sportive James Prest prej vitit 2016, ndërsa në 2017, kur Ruutna nisi të punonte në dyqan edhe ajo nisi të takohej me zotin Prest. Copeland tha: “Më 17 gusht 2020, Whitney Franks erdhi në dyqanin ku punonte në Milton Keynes dhe James Prest e përshkruante si të mërzitur pasi ai kishte bërë një koment sesi kishte shkuar natën në shtëpinë e Ruut Ruutna".

Franks kishte nxjerrë më pas njoftimin e saj në internetin “dark web” ku shkruante: “Kërkoj të pajtoj dikë për vrasjen e një gruaje. Nuk kam shumë para, ofroj £1,000 por mund të paguaj më shumë është një femër që i ka shkaktuar shumë probleme mua e të tjerëve”.

Një ditë më pas Franks bëri një postim të dytë me emrin, adresën dhe të dhënat e Twitter të koleges. Kur policia shkoi të fliste me Ruutna për njoftimin në ‘dark web’, ajo u tha atyre se mund ta kishte bërë Franks. Franks, nga Milton Keynes, në veri të Britanisë, do të kryejë dy të tretat e dënimit.

britani punonjese sports direct

Sondazh

Poll