Bota

VIDEO/ "I vuri duart në fyt", Policja sherr me shoferin, kalimtarët vrapojnë ta ndihmojnë për ta arrestuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rrugët e qytetit Ohajo, SHBA. Pamjet filmike të një kamera sigurie kapën momentin kur disa qytetarë ndihmuan policen e cila po përleshej fizikisht me një 64 vjeçar të cilin e kishte ndaluar për një kontroll rutinë dokumentesh.

22 Shtator 2022, 18:56 Nga s.s
VIDEO/ "I vuri duart në fyt", Policja sherr me shoferin,
SHBA

SHBA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rrugët e qytetit Ohajo, SHBA. Pamjet filmike të një kamera sigurie kapën momentin kur disa qytetarë ndihmuan policen e cila po përleshej fizikisht me një 64 vjeçar të cilin e kishte ndaluar për një kontroll rutinë dokumentesh.

Nga pamjet duket që policja e ndalon atë për një kontroll rutinë. Burri i identifikuar si David Koubeck, 64-vjeçar u ndalua pasi po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara, raporton bestlifeonline.

Në një moment policja i kërkon të ulet por ai refuzon dhe kështu nisi sherri. Disa qytetarë i vijnë në ndihmë polices e cila arrin ti vërë prangat dhe thërret skuadrën në ndihmë.

polici shba

Sondazh

Poll