Bota

VIDEO/ Biznesmeni ekzekutohet në një pikë karburanti në Greqi

Siç shihet edhe në videon e publikua nga mediat greke biznesmeni ka qenë duke qëndruar në një pikë karbuaranti në zonën që ndodhet në Avenue Konstantinoupoleos, në këtë moment autori shfaqet duke folur në telefon, afrohet pranë makinës dhe e qëllon me armë.

22 Shtator 2022, 18:37 Nga e.k
VIDEO/ Biznesmeni ekzekutohet në një pikë karburanti në
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë mbrëmjen e së dielës. Një biznesmen identiteti i të cilit nuk është i ditur ka mbetur i ekzekutuar me armë zjarri në një pikë karburanti teksa po furnizonte makinën me karburant.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga mediat greke biznesmeni ka qenë duke qëndruar në një pikë karbuaranti në zonën që ndodhet në Avenue Konstantinoupoleos, në këtë moment autori shfaqet duke folur në telefon, afrohet pranë makinës dhe e qëllon me armë.

Policia ende nuk ka dalë me detaje për ngjarjen. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një atentat mafioz ndaj biznesmenit apo me një ngjarje që mund të ketë ardhur pas një sherri të çastit mes tij dhe autorit të vrasjes. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta pasi ndodhi në një moment që pika e karburantit kishte fluks lëvizjesh ç'ka mund të kishte dhe viktima të pafajshme.

greqi policia greke

Sondazh

Poll