Bota

Bie Instagrami! Përdoruesit nuk logohen dot, raportojnë në Twitter problematikat

Qindra përdorues janë grumbulluar në Twitter për të ndarë raportet e tyre në lidhje me problemet e aplikacionit Instagram.

22 Shtator 2022, 18:46 Nga F.M
Bie Instagrami! Përdoruesit nuk logohen dot, raportojnë në
Instagram

SHBA- Instagrami ka rënë! Sipas Downdetector , 19 mijë e 145 njerëz kanë raportuar ndërprerje dhe përdorues të panumërt po shkruajën në Twitter në lidhje me këtë çështje.

Nuk është ende e qartë nëse bëhet bëhet fjalë për një një zonë të caktuar apo nëse është një rënie globale. Për shumë përdorues, ndërprerja po bën që mesazhet të hapen ngadalë ose të mos hapen fare. Të tjerë po raportojnë se ngarkimi i materialeve si foto apo vide, është i pamundur të bëhet tani.

Të tjerë po vënë në dukje se kanë dalë nga llogaria dhe nuk mund të identifikohen përsëri. Qindra përdorues janë grumbulluar në Twitter për të ndarë raportet e tyre në lidhje me problemet e aplikacionit Instagram.

Sipas downdetector.ca , ka pasur mijëra raportime në lidhje me Instagramin në orën e fundit. Instagram nuk ka lëshuar ende një deklaratë për ndërprerjen e raportuar, por reagimet po vërshojnë në Twitter.

instagram meta

Sondazh

Poll