Bota

Gjermania i del në krah dezertorëve rusë, ministrja: Azil politik për këdo që kundërshton regjimin e Putinit

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, tha se të gjithë ata që largohen nga vendi me synimin për ti shpëtuar dërgimit me forcë në front, do të gjejnë mbështetje në Gjermani dhe do tu ofrohetazil politik.

22 Shtator 2022, 17:25 Nga e.k
Gjermania i del në krah dezertorëve rusë, ministrja: Azil politik
Një protestues i arrestuar pas protestave masive

RUSI- Pas deklaratës së djeshme të presidentit rus Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm me 300 mijë revizionistë, qytetarët rusë po braktisin vendin me shpresën se nuk do të detyrohen të shkojnë në Ukrainë, shkruajnë "The Guardian".

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, tha se të gjithë ata që largohen nga vendi me synimin për ti shpëtuar dërgimit me forcë në front, do të gjejnë mbështetje në Gjermani dhe do tu ofrohetazil politik.

“Dezertorët e kërcënuar me represion serioz, si rregull, mund të marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani.
Kushdo që kundërshton me guxim regjimin e Putinit dhe në këtë mënyrë bie në rrezik të madh, mund të kërkojë azil për shkak të persekutimit politik”, tha ajo.

rusi vladimir putin nancy faeser

Sondazh

Poll